Një rekord viktimash është shënuar gjatë orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 1302 raste të reja dhe kanë humbur jetën 51 persona.

Viktimat nga Covid janë shënuar, 20 nga Shkupi (87, 81, 80, 80, 79, 79, 76, 73, 71, 69, 68, 68, 62, 62, 62, 60, 56, 55, 53, 51, 47), nga 5 pacientë të vdekur nga Prilepi (84, 82, 77, 72, 72) dhe Strumica (84, 81, 77, 76, 70), nga 3 pacientë të vdekur nga Kumanova (52, 52, 32) dhe Koçani (63 ) (61), (46g=), nga 2 pacientë të vdekur nga Tetova (69 dhe 55), Gostivari (83, 57), Kavadari (77 dhe 74) dhe Ohri (77 dhe 66), dhe nga një pacientë nga Manastiri (73), Negotinë ( 68), Gjevgjeli (76), Radovish (77), Dellçevë (79), Vinica (74) dhe Vallandovë (58).

Gjatë orëve të fundit janë shëruar edhe 626 persona. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 137.728, mes të cilëve 4072 kanë humbur jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA