Raporti vjetor i vitit 2020 të SPAK/ Përfundojnë hetimet për 216 raste, 348 të mbartura për 2021-in

07/04/2021 14:29
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka publikuar ditën e sotme raportin vjetor të vitit 2020.

Hetimet kanë përfunduar për 216 procedime penale me 534 persona nën hetim, ku për 70 procedime penale është paraqitur kërkesë për gjykim, për 28 procedime penale është paraqitur kërkesë për pushimin e çështjes, 100 procedime penale janë transferuar për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, për 18 procedime penale është vendosur pezullimi i hetimeve. Ndërsa, 348 procedime penale janë mbartur në hetim në vitin 2021.

Në Prokurorinë e Posaçme për periudhën nga momenti i krijimit të saj deri në datën 31.12.2020 janë hetuar gjithsej 588 procedime penale, nga të cilat 204 janë adresuar për kompetencë nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ndërsa 384 procedime penale janë regjistruar nga Prokuroria e Posaçme gjatë periudhës kohore të mësipërme.

Nga këto procedime penale 204 procedime penale janë dërguar për kompetencë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, procedimet penale të tjera janë filluar mbi bazën e referimeve penale të shërbimeve të policisë gjyqësore, të kallëzimeve penale të institucioneve të ndryshme, enteve private dhe shtetasve.

Nga Prokuroria e Posaçme janë regjistruar kryesisht 18 procedime penale. Nga Prokuroria e Posaçme është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 73 kallëzime/referime penale, si dhe është vendosur mospranimi i akteve për 71 procedime penale të dërguara për kompetencë lëndore nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, të cilat janë ridërguar në prokuroritë kompetente.

Nga 588 procedime penale të hetuara për vitin 2020, për 24 procedime penale është vendosur bashkimi i çështjes, duke pasur në hetim për këtë periudhë kohore gjithsej 564 procedime penale në hetim, me 746 persona nën hetim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA