“Me urdhër partie pengon ardhjen e vaksinave”/ Bledi Mane flet me emra: Vëllai i Jorida Tabakut pas organizimit për bllokimin e punës së aeroportit!

07/04/2021 14:58

Gazetari Bledi Mane në një status në facebook ka reaguar për grevën e nisur nga punonjësit eAlbcontrol të cilët kanë pezulluar punën sot, duke ndërprerë gjithë aktivitetin në Rinas. Sipas tij ngjarja ka prapavijë politike dhe për këtë ai ka një emër.

Sipas Manes prapa gjithë këtij organizmi qëndron vëllai i ish-deputetes së PD Jorida Tabaku, Fisnik Tabaku.

Mane shkruan se si pasojë ai është përgjegjës për vonesën e vaksinnave në vend duke rrezikuar jetën e qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë.

“Me urdhër partie po strumbullon një vepët të rëndë penale duke cënuar sigurinë kombëtare. Fisniku, drejtor i cilësisë dhe standarteve në Albcontrol ka qysh prej janarit 2021 që tenton e organizon pengimin e ardhjes së vaksinave antiCovid në Republikën e Shqipërisë duke rrezikuar jetën e qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë”, shkruan Mane.

Në fund Bledi Mane i bën thirrje Tabakut që t’i bëjë thirrje të vëllait: ti japësh urdhër tët vëllai tu bëjë thirrje grevistëve milionerë të hapin qiejt e Shqipëri, të lejojnë vaksinat të prekin tokën tonë e të mos luani me shëndetin e njerëzve në këtë kohë kolere ku kolerat e partive do neveriten edhe prej historisë!

Kujtojmë se për këtë çështje ministrja Balluku si dhe kryeministri Rama të cilët drejtuan gishtin nga Berisha dhe Meta, thanë se do të merren masa ligjore të rënda.

Statusi

Vrastare/ VËLLAI I JORIDA TABAKUT STRUMBULLAR I GREVËS SË RREZIKSHME NË RINAS
***
Sot në darkë nuk vinë vaksinat e porositura për popullatën. Nuk do ulen e as do ngrien 18 fluturimet e orarizuara për dhe nga aeroporti i Rinasit. Punonjësit e Albcontrollit megjithëse kanë një vit për shkak të pandemisë që rrogat e tyre nga 6 milionë lekë/muaj u kanë shkuar në 3.2 milionë, gjetën kohën më të papërshtatshme për të penguar funksionimin e të vetmit aeroport ndërkombëtar. Në krye të 65 punonjësve rebelë, qëndron Fisnik Tabaku, vëllai i opozitares Jorida Tabaku që me urdhër partie po strumbullon një vepët të rëndë penale duke cënuar sigurinë kombëtare. Fisniku, drejtor i cilësisë dhe standarteve në Albcontrol ka qysh prej janarit 2021 që tenton e organizon pengimin e ardhjes së vaksinave antiCovid në Republikën e Shqipërisë duke rrezikuar jetën e qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë.
Mes gjithë kësaj loje të pështirë e plot rreziqe shëndetësore e penale, ti Jorida Tabaku duhet të ngrihesh mbi patetizmin militantesk e ti japësh urdhër tët vëllai tu bëjë thirrje grevistëve milionerë të hapin qiejt e Shqipëri, të lejojnë vaksinat të prekin tokën tonë e të mos luani me shëndetin e njerëzve në këtë kohë kolere ku kolerat e partive do neveriten edhe prej historisë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA