
Dy qytetarë janë arrestuar në Berat, pasi nuk treguan dokumentacionin e mjetit dhe kundërshtuan me forcë punonjësin e policisë.
Bledar Qolja, Briano Qolja janë dy qytetarët që kundërshtuan policinë me dhunë në Berat. Babë e bir nuk pranuan të tregojnë dokumentin e automjetit, me të cilin po lëviznin dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Njoftimi i policisë:
Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Q., 44 vjeç dhe B. Q., 19 vjeç, të dy banues në lagjen Çlirim, Berat.
Këta shtetas, në vendin e quajtur “Dogana”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në pikën e kontrollit, nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentacionin e mjetit dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Top Channel