Kontrollorët e trafikut ajror, pjesë e Albcontrol, kompania që kontrollon hapësirën ajrore shqiptare, po protestojnë prej ditës së hënë, ç’ka ka sjellë edhe bllokimin e fluturimeve.

Ata kërkojnë rimarrjen në pune të atyre që janë larguar ditë më parë si dhe marrjen e plotë të pagave. Duke qenë se kanë nënshkruar deklaratën  e paaftësisë së përkohshme, nuk mund të ushtrojnë detyrën e tyre. Çka do të thotë se nuk do të ketë kontrollore në kullat e vrojtimit e rrjedhimisht as ulje ngritje të avionëve.

Ata kanë zhvilluar sot një takim me ministren e Infrastruktures Belinda Balluku e cila tha se ky veprim i kontrolloreve po pengon trafikun ajror, e madje ky bllokim po vonon edhe procesin e ardhjes se vaksinave. Ajo ka paralajmëruar edhe masa ligjore.

Ministrja Balluku tha se trafiku ajror do te vazhdoje i bllokuar për një kohë të pacaktuar ndërsa shtoi se po hartohet një plan për rinisjen e fluturimeve i cili do të bëhet publik së shpejti.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA