Greva është apo u bë politike? Kadia “përdor” emrin e aeroportit: Të kishin pritur deri më 1 maj, nuk do i prishte punë

07/04/2021 22:17

Zëvendës ministri i ekonomisë, Besart Kadia e ka cilësuar bllokimin e aeroportit të Rinasit nga kontrollorët e trafikut ajror si grevë politike, ndonëse përdorin pretekst ekonomik.

Në emisionin “Open”, Kadia tha se mund të prisnin deri në 1 maj dhe me këtë i referohet faktit që aeroporti mban emrin “Nënë Tereza” duke thënë se kontrollorët të kishin duruar edhe pak kohë, ndërsa analisti Adri Nurellari u shpreh se po shfrytëzohet situata dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Kadia: Ka qenë pretekst ekonomik por është dukshëm politike. Vëmendja që u kërkua dhe mospranimi i sindikatës që është grevë dhe patjetër që ka marrë përmasa politike. Mund të kishin duruar deri të paktën në 1 maj dhe nuk besoj se do i prishte punë. Koicidencat nuk janë të pakta.

Nurellari: Nuk besoj se ka sfond politik por është përdorur se është fushatë elektorale. Kjo sjellje që shfrytëzon këtë situatë vetëm për t’ia hedhur të tjerëve nuk i ka hije një lideri. Vjen erë këtu se kur ka para për pastrim, kriza është krizë, pse të mos shpenzohen paratë për cështje imediate. Ku ka tym, ka dhe zjarr… Shfrytëzimi i situatës pa mbajtur asnjë përgjegjësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA