Fiks Fare/ Fitojnë të gjitha testet për të qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë, skualifikohen si të paafta

07/04/2021 20:39

Komisioni skualifikon kandidatet, njëra me syze tjetra rezulton përdoruese e kokainës edhe pse ka dalë negative.

Konkurron në akademinë e policisë duke fituar të gjitha testet, por skualifikohet nga gara duke ju mohuar kështu padrejtësisht vazhdimi i studimeve në Akademinë e Rendit.

Klejda Moriseni ankohet në emisionin Fiks Fare se pavarësisht se ka fituar testet i është mohuar e drejta e studimit në Akademinë e Policisë. Shkaku sipas saj ka qenë një analizë ku e nxorën si përdoruese të lëndëve narkotike, ekzaktësisht kokainës. Vajza tregon se këtë përgjigje e ka kontestuar menjëherë duke bërë një kërkesë me shkrim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në datë 1 mars që është dhe e njëjta datë që ka kryer analizën në akademi.Gjithashtu në datën 4 mars i drejtohet një laboratori privat për të bërë të njëjtën analizë. Përgjigjja i vjen negative, pra vajza nuk është përdoruese e kokainës. Ajo kërkon ndihmën e Fiksit pasi thotë se jo vetëm që nuk jam përdoruese e lëndëve narkotike, por më kanë skualifikuar padrejtësisht. Madje në krye të herës atë nuk e kanë besuar as prindërit e saj se nuk ka qenë përdoruese e kokainës. Vajza rrëfen se nuk ka përdorur kurrë lëndë narkotike dhe për këtë fakt prindërit u bindën në momentin që bëri analizën në privat.

Ndërkohë nga komisioni e skualifikojnë vetëm me një telefonatë duke i thënë se ajo duhet ta dinte arsyen e skualifikimit.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë atje ku qytetarja ka depozituar ankesën në datë 1 mars kur dhe doli pozitiv testi i kokainës.Në këtë institucion na thonë se ende nuk ka një përgjigje zyrtare. Madje akoma nuk është mbledhur komisioni.Për të marrë një përgjigje gazetarët telefonojnë edhe akademinë të cilët nuk japin përgjigje zyrtare.Ndërkohë që komisioni nuk është mbledhur akoma, Klejdën e kanë telefonuar nga akademia duke i thënë se je e skualifikuar sipas vendimit të komisionit.

Por në Fiks Fare u ankua edhe një tjetër kandidate për në akademinë e policisë. Alesia Laçi thotë se pavarësisht se i kaloi të gjitha testet komisioni e ka skualifikuar për probleme në shikim, duke e nxjerrë të paaftë. Laçi tregon se në testet fizike ka dalë ndër të parat dhe pavarësisht se mban syze nuk është kriter për t’u skualifikuar. Para 1 viti vajza thotë se akademinë e policisë e ka fituar duke e pranuar me syze, por ka nisur infermierin. Edhe Alesia kërkon ndihmën e Fiksit sepse edhe pse e skualifikuar, ajo nuk ka një dokument zyrtarë në dorë. E pajisur me kamera të fshehtë, Alesia fillimisht shkon në akademi ku sekretarja i thotë se nuk e ka dokumentin për skualifikimin e saj. Më pas i thotë që këtë dokument të shkojë ta tërheqë në drejtori.Ndërkohë në drejtori i thonë të lërë një kërkesë me shkrim për t’i kthyer përgjigje, të cilën nuk e ka marrë deri më sot. Dokumenti që Alesian e nxori të paaftë në shikim është i firmosur nga 3 mjekë patologë pra mjek të përgjithshëm . Siç duket në këtë komision nuk ka një mjek specialist që në rastin në fjalë duhet të ishte një mjek okulist. Mungesa e mjekut okulist skualifikon kandidaten që kalon të gjitha testet e mundshme për të qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA