Bllokohen fluturimet në Rinas nga protesta e punonjësve, Balluku: Vendi është marrë peng

07/04/2021 13:59

Gjatë një deklarate për shtyp nga aeroporti i Rinasit, pas bllokimit të lumturimeve nga protesta e punonjësve të AlbControl Balluku tha se vendi është marrë peng nga 60 persona.

Ajo u shpreh se të gjithë duhet të jemi në një mendje në këtë rast, ku po bllokohen shumë shërbime në vend.

“Si mundet që të dalin një grup njerëzish të bllokojnë, ca është kjo tok e xanun? Aeroporti i shqiptarëve? Atyre u ishte lënë një përgjegjësi dhe sot e ulën traun e është tokë e xanun, është e 60 vetave që e duan pagën kaq. Edhe nëse nesër mblidhemi të gjithë në mëngjes e ua bëjmë 440o dollarë nesër u thotë mendja që duan ta kenë 6 mijë dollar. I gjithë shteti të gjitha shërbimet janë bllokuar. E dini ju që shërbimi i postës vjen me avion? Ata kanë marrë peng vendin. Kjo është një nga ato raste që të gjithë duhet të jemi në një mendje nëse e merr ndonjë peng vendin”, tha ministrja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA