Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët shqiptarë në prag të zgjedhjeve parlamentare, zyrtari i lartë i SHBA foli edhe për marrëdhëniet me Presidentin Ilir Meta, i cili nuk i ka kursyer sulmet kundër ndërkombëtarëve sa herë që ka folur për Reformën në Drejtësi.
“Me Ilir Metën kam një marrëdhënie të shkëlqyer personale. Flasim hapur. SHBA është në të njëjtën anë, është me Shqipërinë. Ne nuk mbajmë anë të asnjë pale politike” tha ai.
Zv/ndihmës sekretari i shtetit të SHBA Matthew Palmer zhvilloi sot biseda telefonike me Presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara dhe përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.
Top Channel