Qyteti i përkryer i Kinës është duke u ndërtuar nga zero. Xiongan është dy orë larg me makinë nga Pekini, vendndodhja në provincën Hebei e zgjedhur posaçërisht nga presidenti Xi Jinping për krijimin e “qytetit të ri të endërrave”.
Që prej nisjes së ndërtimit të projektit në prill 2017, vendi po merr formë teksa vinçat gjigandë dominojnë linjën ajrore, për ndërtimin e komuniteteve.
“Vendimi ynë është krijimi i një zone të re ekonomike në lagunën e Hebei, si një avantazh për çlirimin e dendësisë së Pekinit dhe një strategji madhore kombetare për vite me radhë”, tha presidenti Xi dhe prej atëherë projekti më ambicioz i ndërtimit në Kinë është mbuluar me burime nga qeveria qendrore.
Xiongan është rreth 100 km larg Pekinit dhe përfshin një stacion të trenave të shpejtë që është sa 66 fusha futbolli.
Ky laborator i transportit dixhital do të udhëheqë zhvillimit teknologjik të qytetit.
Vendi është dizenjuar si një qytet satelit i Pekinit që do të zbusë dendësinë dhe trafikun në të, duke funksionuar si një metropol inovativ dhe ekologjik që pritet të jetë gati në 2035.
Top Channel