“Viktima nga vaksinat”, Rama: Basha po përhap panik me këngët e vjetra të Saliut. Brenda javës shkojmë +65

06/04/2021 10:24

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Korçë, ku ka parë nga afër edhe procesin e vaksinimit masiv i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Rama gjatë një prononcimi për gazetarët u pyet edhe në lidhje me një deklaratë të kreut të PD-së se procesi i vaksinimit po shkakton edhe viktima

Rama tha se Basha po flet pa asnjë lloj arsyetimi, për të përhapur panik, këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë.

Rama:-Edhe ne Korçë si kudo jo vetëm në qëndrat e vaksinimit por në çdo qendër shëndetësore të republikës së Shqipërisë,vijon intensivisht vaksinimi,është një lehtësim i madh për njerëzit që vaksinohen, është ndenjë shumë e fortë nderi për ne që bëjmë çmos kur shohim gjithë këta gjyshër e gjyshe që buzëqeshin.

Do shkojmë menjëherë te +65 dhe kjo gjë do të fillojë brenda javës,këtu që ata që janë gati 70 dhe 60+ të përdorin portalin e-albania dhe njëkohësisht do lajmërohen mjekët e familjes.

Sistemi po funksionon realisht sahat,ritmi është shumë i lartë do ta mbajmë këtë ritëm me doemos sepse sa më shumë të vaksinojmë aq më shpejt do të dalim nga ky tunel duke këputur masivisht hallkat e zinxhirit të infektimeve.

E përsëris që vaksinimi masiv ka të domosdoshëm dhe distancimin që do të thotë që ne duhet të bëjmë të gjithnjë detyrën tlnë pasi nëse nuk mbajmë distancë aq më tepër grumbullohemi siç po ndodh përditë në vatrat covid të fushatës elektorale të palës tjetër vonojnë procesin dhe biem në të njëjtin kurth ku ranë vendet e tjera,shikoni Kosovën,u desh një fushatë elektorale pa distanca me marshime për të rritur nr frikshëm dhe për të kthyer një trend negativ të vdekjeve.

Shikoni Malin e Zi,një vend ku niveli i infektimeve ishte më i ulti në rajon,sot ata vazhdohet të përballen me pasojat e tmerrshme të një fushate elektorale të papërgjegjshme.

Kjo është së pari një çështje përgjegjshmërie,respekti,për shëndetin,mbi shëndetin nk ka dhe nën shëndetin e njerëzve vijnë gjërat e tjera.

Pyetja:-Basha është shprehur se nga procesi i vaksinimit ka edhe viktima

Rama: Çfarë mund të komentoj unë për këtë kjo është thjesht në e re që është shumë e vjetër,sepse ne kemi parë që sa herë mbi shqiptarët bie fatkeqësi Lulëzimi dhe të tjerët janë me fatkeqësinë dhe jo me shqiptarët.

Ka një përmbytje janë me përmbytjen,ka një tërmet janë me tërmetin,ka një virus janë me virusin arrite deri këtu sa të flitet për vdekjet e shkaktuara nga vaksinat pas asnjë lloj arsyetimi për të përhapur panik,këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë.

Këta janë ata ,vaksina nuk mbron nga sëmundjet e tjera,vaksina nuk është një ilaç magjik që parandalon humbjen e jetës për shkak të sëmundjeve të tjera dhe vaksina vetë nk është shkaktare e humbjes së jetës,histori e konfirmuar kudo.

U bë gjithë ajo zhurmë por asgjë nk ka,ja ku jemi sot,vaksinimi me Astra Zenekan vazhdon kudo,ne vazhdojmë vaksinojmë ata infektojnë,sensibilizojmë për distancim ata vazhdojnë sensibilizojnë për mos-vaksinimin që do të jetë vula që do ti mbetet kësaj fushate mizerabël me vatra Covid kudo ku shkel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA