Aktori britanik, Paul Ritter, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pasi vuante nga një tumor në tru.

“Me pikëllim të madh konfirmojmë se Paul Ritter mbrëmë ndërroi jetë”, tha agjenti i aktorit britanik në një njoftim.

Ylli i komedisë britanike “Friday Night Dinner” (Darka e Natës së Premte) ndërroi jetë në shtëpi nga tumori në tru “me familjen e tij në krah”.

Ritter po ashtu ka performuar si Anatoly Dyatlov në miniserinë “Chernobyl” që fitoi shumë çmime në vitin 2019.

Ai po ashtu luajti në filma të tjerë të ndryshëm, përfshirë “Half-Blood Prince” dhe “Quantum of Solace”.

“Paul ishte një aktor jashtëzakonisht i talentuar që me një aftësi të jashtëzakonshme luante një larmi të madhe rolesh në skenë dhe ekran. Ai ishte shumë inteligjent, i mirë dhe shumë qesharak. Do të na mungojë shumë”, thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA