Vazhdon grevën e urisë/ Alexey Navalny mund të jetë prekur nga tuberkulozi

06/04/2021 14:20
Alexey Navalny

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexey Navalny është zhvendosur në një repart për të sëmurët brenda burgut, pas ankesave për kollë dhe temperaturë, njoftoi të hënën gazeta Izvestia.

Të hënën herët, Navalny tha përmes një postimi në “Instagram” se një i burgosur i tretë në seksionin e tij ishte dërguar në spital në dyshimet për tuberkuloz. Në postimin e tij, Navalny tha se mjekët e burgut e kishin diagnostikuar atë zyrtarisht me “kollë të rëndë” dhe temperaturë 38.1 gradë celsius, çfarë le të kuptohet për ethe të lehta.

44-vjeçari, Navalny, kritiku më i ashpër i presidentit Vladimir Putin, aktualisht është i burgosur në Koloninë e Korrektimit No 2, rreth 100 kilometra larg Moskës, që njihet si një nga burgjet më të ashpra në Rusi. Navalny tha se në njësinë e tij gjenden 15 të burgosur, tre prej të cilëve të shtruar në spital nën dyshimet për tuberkuloz.

Tuberkulozi është një sëmundje infektive me pasoja serioze që kryesisht prek mushkëritë dhe përhapet nga një njeri tek tjetri përmes ajrit, kryesisht përmes kollës dhe tështitjes. Kjo sëmundje është zhdukur kryesisht në vendet e zhvilluara dhe sistemi i shëndoshë imunitar i një individi e lufton atë në mënyrë të suksesshme në shumicën e rasteve. Në postimin e tij të hënën, Navalny tha se të burgosurit në njësinë e tij vuajnë nga kequshqyerja, me qull në dukje si balta dhe patate të ngrira.

Aktualisht, ai është në grevë urie me kërkesat për kushte më të mira. Kequshqyerja dhe humbja e peshës shkatërrojnë aftësitë e sistemit imunitar për të luftuar turbekulozin. Më parë, Navalny ishte ankuar për dhimbje akute shpine dhe këmbësh, dhe se rojet nuk e lejonin të flinte. Kohët e fundit ai kritikoi njoftimet e medias shtetërore se ai kishte kushte të rehatshme në burg. Ai ftoi gazetarët e medias shtetërore që të kalonin natën në burgun e tij me të dënuarit e qelisë së infektuar nga turberkulozi.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA