Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kolonjë ku po zhvillon një takim me kandidatët e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës.
Kryeministri i vendit u shpreh nga Kolonja se vaksinimi masiv vazhdon, por të gjithë qytetarët duhet të respektojnë rregullat pasi vaksinimi nuk ka shkuar në pikën që të këpusë zinxhirët e infektimit në të gjithë hallkat e tyre.
Ai shtoi se çdo grumbullim dhe shkelje e rregullave do të sabotonte procesin e vaksinimit, duke sjellë në vëmendje edhe fushatën elektorale në Kosovë dhe Mal të Zi, vende ku pati një rritje të ndjeshme të numrit të infektimeve dhe humbjeve të jetëve.
Rama tha se edhe Partisë Socialiste i vijnë mijëra e mijëra mesazhe nga mbështetës duke kërkuar që edhe ata të dalin me flamuj nëpër duar dhe të grumbullohen së bashku.
Rama: Më vjen keq që nuk mund të kemi më shumë njerëz, por besoj se njerëzit e arsyeshëm, kushdo që ka një fije arsye e mirëkupton këtë qasje tonën sepse për ne përballja elektorale është një moment detyrimi karshi njerëzve, që ne do ta respektojmë deri në fund. Por, mbi fushatën, mbi partitë, pushtetin, është shëndeti i të gjithëve. Shëndeti i kërcënuar nga një armik i padukshëm që godet ne 360 gradë. Që nuk shikon se me kë je, se sa ke, godet sapo i jepet mundësia. Ndërkohë që jemi në një fazë të re të kësaj lufte, në fazën finale, me vaksinimin masiv, që do ta na mundësojë ta nxjerrim jashtë nga jetët tona, e domosdoshme që secili nga ne të respektojë rregullat. Vaksinimi është në proces, por nuk ka shkuar në pikën që të këpusë zinxhirët e infektimit në të gjithë hallkat e tyre. Çdo grumbullim, çdo shkelje e rregullave e saboton procesin e vaksinimit, e vonon daljen nga tuneli, e rrit numrin e infektimeve, shton plagët dhe numrin e jetëve të humbura, ne nuk kemi nevojë ta provojmë, kur e shohim në Kosovë, çfarë solli fushata elektorale me turma në aspektin e luftës me armikun ë e padukshëm. Solli një rritje të numrit të infektimeve dhe të jetëve të humbura. Po ashtu edhe në Mal të Zi solli humbje jetësh, plagosje dhe rritje të numrit të infektimeve.
Po çfarë besimi mund të kenë njerëzit te atë që nuk kanë forcën e karakterit për të treguar forcë përmes numrit të njerëzve.Edhe ne kemi pasur një përmbytje mesazhesh, ku na shkruajnë: ‘pse nuk dalim të tregojmë forcën’; ‘pse nuk dalim me flamuj’. Për arsyen e vetme se ne nuk jemi njësoj me ata, një çetë me lloj e lloj rrymash. Ne jemi Partia Socialiste, kemi karakter tu bëjmë ballë sfidave. Mandatin e dytë sfidat në kthyen në një luftë dhe jo në një qeverisje.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe ministri Peleshi, i cili u shpreh se Kolonja është një trevë me kontribute historike dhe do të jetë bashkia e parë që do të zgjidh problemin me ujin e pijshëm vitin që vjen, duke shtuar se se rrugët që po ndërtohen në Kolonjë do të shkurtojnë distancën me Korçën për 15 minuta dhe se vitin që vjen.
“Kolonja për ne është një trevë me kontribute historike dhe me brezat që jetojnë sot të cilët mishërojnë vlera të së shkuarës. PS Kolonjën nuk e ka matur asnjëherë me numra por cilësisht. Këtu fillon diferenca e madhe me kundërshtarët tanë. Nuk mbaj mend që PD të ketë vlerësuar Kolonjën me një depututet të parë të listës së parë. Ne kemi investuar këtu personalitete të politikës shqiptare. Jam i lumtur që në këtë mandat rikthehet Olta Xhacka, ka një eksperiencë të gjatë në politikë, jam i sigurt që do të jetë një kontributore e rëndësishme për historinë e Kolonjës. Në 2013 e kemi gjetur Kolonjën larg edhe afër. Në Korçë padushim ka një turizëm që gëlon, por nuk është ende aq e ndërkombëtarizuar. Kemi shumë projekte përpara për vitin në vazhdim. Fjala kyçe për këtë zonë dhe gjithë Shqipërinë është punësimi, puna, ekonomia, të ardhurat. Ky është fokusi jonë! Kolonja po dallohet edhe në raport me trevat e tjera për arritjet në fushën infrastrukturore. Vitin që vjenë bashkia e Kolonjës bëhet e para që zgjidh problemin me ujin e pijshëm”, tha ai.
Top Channel