Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaron se deri më tani janë vaksinuar rreth 4500 punonjës policie në të gjithë vendin.

Çuçi, ishte në Gjirokastër për të parë nga afër procesin e vaksinimit të punonjësve të Policisë së Shtetit. Ministri Çuçi shprehu ngushëllimet për familjet e 29 efektivëve që kanë humbur jetën për shkak të Covid 19.

Më në fund po bëjmë edhe këtë hap shumë të rëndësishëm për një trupë e cila ka qenë gjatë gjithë kohës së pandemisë në krye të detyrës, sidomos në periudhën e parë ku do duhej që respektoheshin gjithë masat e mbylljes, por edhe më vonë pastaj për masat e tjera të kufizimeve. Jam shumë i kënaqur që këtu vaksinimi po ecën normalisht. Nuk ka pasur asnjë refuzim asnjë komplikim. Besoj brenda dy ditëve e gjithë trupa e policisë në Gjirokastër do të vaksinohet. Në të gjithë vendin ky proces po ecën mjaft mirë. Deri më tani janë vaksinuar rreth 4500 punonjës policie që janë vaksinuar. Shumë shpejt do të mbarojë ky proces kaq i rëndësishëm për këtë trupë për të cilën duhet të kemi një respekt të veçantë sidomos në kohëra të tilla të fatkeqësive natyrore. Me këtë rast i shpreh edhe njëherë ngushëllimet të 29 familjeve të efektivëve të policisë që kanë humbur jetën për shkak të Covid 19”, tha Çuçi.

Procesi i vaksinimit të policëve nisi 3 ditë më parë në qendrën e madhe pranë stadiumit “Air Albania” deh po vazhdon dhe në qytete të tjera të vendit.

FOTO GALERI
7/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA