“SPAK nuk ekziston më”, Berisha: Tani hyn në fuqi vendimi famëzi ‘Sadushi’, nuk lejon më arrestimin pa vendim përfundimtar
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin deklaroi në ‘Breaking’ në Top News se kreu demokrat, Lulzim Basha po i kthen qytetarët në ‘mish për top’.
Sipas saj, PD është një forcë e paorganizuar dhe Basha është mishërim i kësaj.
“Fushata që ka zgjedhur Basha është mishërimi më i mirë i asaj që është Basha dhe PD një forcë e paorganizuar e një personi që nuk është Zot shtëpie. Rrofshim ne, vdekshin ata, motoja e tyre.
I ka kthyer në mish për top në një fushatë që nuk frymëzon, por infekton nga mëngjesi në darkë.
Është krenaria e këtij mandati që ne kemi gjetur zgjidhje për qytetarët që prej një viti e gjysmë jetojmë në terrorin e vdekjes dhe sëmundjes.
Dy botët janë të qarta, shihni fushatat tona, jo hapjen, por të gjitha takimet që ne bëjmë respektojmë masat”, deklaroi Spiropali.
Top Channel