“Besimi i biznesit dhe konsumatorëve në ekonomi duket se është përmirësuar, duke i bërë ata më optimist për të shpenzuar. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë Treguesi i Ndjesisë Ekonomike u rrit me 10.3 pikë përqindje në tremujorin e parë të këtij viti, duke arritur në 91.8%. Por, me gjithë përmirësimin ky tregues mbetet sërish në nivele të ulëta, duke reflektuar edhe pasiguritë e krizës.”
Kjo tendencë pozitive u përcaktua nga rritja e fortë e besimit kryesisht në sektorin e industrisë, ku bazohet edhe pjesa dërrmuese e eksporteve shqiptare si rrjedhojë e përmirësimit të kontratave porositëse, por edhe nga pritshmëritë për punësimin.
Ndërkohë, besimi rezultoi i përmirësuar edhe në sektorin e ndërtimit që pavarësisht krizës nuk ka njohur rënie, duke mbajtur të zbutur edhe recesionin vitin e kaluar.
Treguesi i besimit u rrit edhe për sektorin e tregtisë dhe shërbimeve gjatë këtij tremujori, e kjo si rrjedhojë e kërkesës dhe ecurisë më të mirë bizneseve në këto sektorë si dhe pritshmërive më optimiste për të ardhmen si në ecurinë e punësimit.
Paralelisht, tendencë pozitive ka shënuar edhe besimi i konsumatorëve që u rrit me 1.1%, por pavarësisht kësaj vijon të jetë poshtë mesatares historike. Në përmirësimin e tij ndikuan situata e të ardhurave dhe shpenzimeve, blerjet e mëdha si dhe situata e përgjithshme ekonomike në vend.
Ndërkohë që pritshmëritë për të ardhurat dhe e shpenzimet shënoi rënie, duke reflektuar edhe dobësitë dhe e mëdha në buxhetet e familjeve shqiptare, e lidhur ngushtësisht edhe me treguesit e punësimit, ku shumë prej tyre dolën si të papunë nga mbyllja e bizneseve apo shkurtimeve në staf për të reduktuar shpenzimet.
Top Channel