“Opozita është me të keqen jo me zgjidhjen”/ Rama nga Korça: Xhagajdurë që hapin panik, arrijnë deri aty sa thonë po vdesin njerëzit nga vaksina

06/04/2021 10:58

Kryeministri Edi Ram vijon turin e takimeve elektorale, ku kësaj radhe ndodhet në Korçë.

Rama e nisi fjalë me grumbullimet masive që bën opozita në një kohë që siç tha ai qeveria po çon përpara procesin e vaksinimit masiv për t’i rikthyer vendit normalitetin.

Rama: Më vjen keq që lamë jashtë shumë më tepër po kjo është etika jonë, qasja jonë nda një problemi që është problemi i problemeve, shpëtimi dhe sigurimi i jetës së shqiptarëve kudo janë, pavarësisht statusit social, bindjeve politike , çdo shqiptar është një vlerë e çmuar e këtij vendi dhe nuk mundet ta vëmë në rrezik për disa shfaqje të pakuptimta në mesin e një lufte që ka karakterizuar këtë mandat.
Kemi bërë një mandat qeverisës dhe nuk kemi patur një tjetër normal, jo për zgjedhjen tonë, por kemi hyrë në një luftë në dy fronte, fatkeqësi të mëdha, një tërmet që la pa çati mijëra familje, pa shkollë mijëra nxënës, pa qendër shëndetësore mijëra në nevojë dhe një virus që gjunjëzoi botën dhe sfidoi sistemet më të mira shëndetësore.

Tashmë kemi filluar një ofensivë ndaj tij duke garantuar vaksinimin masiv që në këtë rajonin tonë të lënë jashtë skemës së BE ishte mjaft e vështirë, jemi një nga 2 shtete që e kemi, tani jemi në në pjesën sipër të kurbës, duke beërë vaksinim masiv, që duhet dhe të kemi distancim, dhe kështu nuk mund të krijojmë vatra infektimesh për fushatë, se sjellin halle të mëdha për gjithë popullin. Shikoni Kosovën, Malin e Zi ç’ndodhi, ku deri para zgjedhjeve situata dukej rozë, sot ama ka hyrë në spirale të dhimbshme nga marshimet e e tubimet elektorale. Ku mos ndodhtë kurrë këtu, atje vdiqën shumë organizatorë.

Jemi njerëz njëherë pastaj politikanë, pastaj socialist e demokrat. Si nuk e bëkemi dot ne këtë , si mund të bëhemi lolo, me një armik që s’do ta dijë për trimëri. Se ku gjen shesh bën përshesh.

Se kemi një opozitë e cila bëhet me te keqen jo me zgjidhjen sa ndodh një gjë, bie virusi bëhet me virusin derisa hapin panik për vaksinat, tregojnë gënjeshtra për to, derisa thonë njerëzit po e humbin jetën nga vaksinat.

Nuk është vaksina që mbron , vetëm këta xhagajdurët duan të përhapin panik për një politikë mizerabël, në raport me shëndetin e njerëzve që është pushteti me çdo kusht.

Po s’kemi ca bëjmë nuk i zgjedhim dot kundërshtarët. Por ama shëndeti është mbi të gjitha le të sillemi si një komb serioz.
Kur ndodh një fatkeqësi popujt bashkohen nuk ndahen edhe pse kanë politikanë sharlatanë, që i bëjnë thirrje instikteve të njeriut për hakmarrje e revansh.

Por ne do fitojmë këtë luftë. Ne do e shporrim këtë virus një orë e më parë, në gjithë Shqipërinë që të shkëputim zinxhirin duke nxjerrë nga zona e rrezikut me mijëra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA