Netanyahu nominohet për formim të Qeverisë në Izrael

06/04/2021 13:16

Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin ka nominuar kryeministrin Benjamin Netanyahu që të tentojë të formojë qeverinë e re, pas zgjedhjeve të fundit.

Megjithatë, ai ka thënë se dyshon që ndonjë kandidat do të mund të krijojë ndonjë koalicion të shumicës.

“Kam marrë vendim, në bazë të numrit të rekomandimeve (nga ligjvënësit) se Benjamin Netanyahu ka pak më shumë mundësi për të formuar qeverinë”, ka thënë presidenti Rivlin.

Megjithatë, ai ka theksuar se bisedimet me përfaqësuesit e partive e kanë bërë të kuptojë se “asnjë kandidat nuk ka mundësi reale”, për shumicë absolute parlamentare.

Netanyahu, kryeministri që ka shërbyer më së gjatë në këtë pozitë në Izrael, do të ketë të paktën 28 ditë për të negociuar marrëveshje për koalicion.

Zgjedhjet e mbajtura në Izrael më 23 mars, janë të katërtat të mbajtura në dy vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA