Ministrja, Evis Kushi mbledh Këshillin Kombëtar Rinor: Më shumë projekte për rininë!

06/04/2021 11:33

Mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar Rinor, i cili do të shërbejë si një organ këshillimor pranë Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë u zhvillua sot, sipas postimit të ministres, Evis Kushi.

Në mbledhjen e parë me anëtarët e Këshillit Kombëtar Rinor, të cilët pas përzgjedhjes me meritokraci dhe një procesi transparent, do të shërbejnë pranë këtij organi këshillimor të MASR. E lumtur që me këta të rinj të talentuar do të çojmë përpara një sërë procesesh me rëndësi në favor të projekteve dhe gjithë përfshirjes së të rinjve!”, shprehet Kushi.

Gjatë kësaj mbledhjeje, u zhvillua një bashkëbisedim në lidhje me përcaktimin e Sekretariatit Teknik dhe Rregullores së Brendshme të KKR, u bënë konsultime për prioritetet rinore dhe pati diskutime mbi mbështetjen dhe gjithëpërfshirjen e mëtejshme të të rinjve.

Top Channel