Krateri i ri llavës në vullkan shton panikun/ Islanda dëbon turistët (fotot)

06/04/2021 16:48

Një grykëdalje e re llave dhe avulli është hapur dje pranë vullkanit islandez që shpërtheu muajin e kaluar, e cila ka shtuar pasigurinë dhe frikën për sjelljen e tij të mundshme, duke nisur evakuimin e qindra spektatorëve që kishin ardhur për panoramën e zjarrtë.

Gryka e re llavë-derdhëse e vullkanit u pikas dje rreth 500 metra larg asaj origjinale në malin Fagradalsfjall në luginën Geldinga.

Departamenti vendas i emergjencës nisi evakuimin e menjëhershëm të zonës, edhe pse tha se nuk ka rrezik të menjëhershëm për jetën prej distancës nga rrugët tradicionale të shetitjeve.

Vullkani i fjetur prej shekujsh në gadishullin Reykjanes u ringjall më 20 mars pas dhjetra mijëra dridhjeve të tokës të regjistruara në zonë.

Afërsia e vullkanit me kryeqytetin Reykjavík, rreth 32km si dhe shpërthimi relativisht jo-agresiv, ka bërë që mijëra njerëz dhe turistë të vërshojnë drejt tij megjithë kufizimet e koronavirusit në vend.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA