Një kanosje anonime për njërin ndër spitalet e vendit, ka mobilizuar Policinë e Kosovës, e cila ka marrë masat parandaluese dhe të sigurisë.

Policia në një përgjigje për KosovaPress ka konfirmuar rastin duke thënë se me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore.

Sipas Policisë situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe trajton ç’do informacion apo rast të raportuar, të çfarëdo natyre apo vepre penale. Të gjitha veprimet e nevojshme i ndërmerr konform autorizimeve ligjore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të veprimtarive kriminale si dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në vend.

Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA