KAS vendosi të rrëzojë kërkesën ankimore nga subjekti politik PDIU për numëruesin e 4-t në qendrat e votimit.
Pas këtij vendimi, numëruesi i katërt në kutitë e votimit pas zgjedhjeve të 25 prillit do të jetë nga LSI, siç u vendos nga kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi.
Nëse PDIU nuk bie dakord me këtë vendim mund ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor.
Përfaqësuesi i PDIU-së kërkoi hedhjen poshtë të vendimit të Celibashit ditën e sotme, duke theksuar se është një parti parlamentare dhe se vendimi është në kundërshtim me ligjin.
“Ne jemi parti parlamentare, kjo ka qenë pika kur komisionari ka është bazuar për të ndryshuar pikën e këtij vendimi. Kërkojmë ndryshimin e vendimit, si vendim në kundërshtim me ligjin dhe PDIU të marrë pjesë në shortin e anëtareve të numërimit” , tha ai.
Përfaqësuesi i LSI-së, Altin Kaziaj u shpreh se PDIU nuk ka listën e vet të kandidatëve në fletën e votimit pasi është nën siglën e Partisë Demokratike.
“I kërkojmë KAS hedhjen poshtë të ankimimit të PDIU dhe lënien në fuqi të vendimit të komisionarit”, tha ai.
Kujtojmë se jemi pak ditë larg zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa tensioni mes partive politike sa vjen e bëhet më intensiv.
Top Channel