Pika kufitare e Kapshticës vijon të jetë e bllokuar dhe për dy javë të tjera.

Greqia vijon të jenë nën masa të rrepta kufizimi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.  Deri në 19 prill, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë do të qëndrojë e mbyllur, ndërkohë që, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë lejohet gjatë orës 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë Covid 19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 19.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA