A ishte apo jo Bardhok Pllanaj një person influent në qytetin e Shkodrës?

Kësaj pyetjeje i jep përgjigje Gjykata e Apelit të Shkodrës që kritikon policinë, INUV dhe INUK se përse ato nuk e panë ndërtimin e 10 katëshit dhe se përse ato nuk treguan të njëjtin standard si me qytetarët.

vendimin që TCH disponon sa i takon hetimit të atëhershëm të Pllanajt për pastrim parash, falsifikim dhe ndërtim pa leje, gjykata mban qëndrim kritik ndaj institucioneve lokale  përfshi policinë dhe prokurorinë. Si u lejua të ndërtohet ky pallat gjatë katër viteve në një  kohë që strukturat e  policisë, INUK , INUV kanë proceduar mijëra kundravajtës  për ndërtime modeste në zona periferike apo rurale.

Në këto vendime evidentohet madje se Aluizni në 2014 pranoi dokumente ku deklarohej se pallati ishte ndërtuar në një kohë që  ndërtimi nisi në 2015. Për këtë çështje Pllanaj u dënua në fund të dhjetorit me pesë vite me kusht , ndërsa iu hoq garancia pasurore nën të cilën ishte gjykuar.

OFL me bujë tha se i dërgoi formularin për të treguar të ardhurat, por çështja u mbyll.

Për atentatin ndaj Pllanajt i njohur me nofkën “Kumbari” , prokuroria ka nisur hetimet për vrasje me dashje, dhe nuk përjashtohen pistat që ai të jetë vrarë për rolin negociues që 46-vjeçari kishte mes grupeve në këtë qytet.

Top Channel