Helikopteri “Ingenuity”, i mbijetoi natës së parë në sipërfaqen e ngrirë të Marsit, një hap i rëndësishëm ky në misionin historik të tij.
Krateri Jezero, shtrati i një liqeni të lashtë në Mars dhe vendqëndrimi i roverit “Persevecancë” dhe helikopterit “Ingenuity” mund të regjistrojë temperatura deri në minus 90 gradë celcius.
Kjo është një temperaturë e ulët mjaftueshme sa për të dëmtuar përbërësit elektrikë dhe bateritë e helikopterit.
Helikopteri me peshë, më pak se 2 kg, u shkëput nga roveri “Perseverancë”, më 3 prill dhe ndërmori një seri lëvizjesh para se të prekte sipërfaqen e Marsit.
Kjo, sipas inxhinierëve të NASA-s është hera e parë që Ingenuity është i vetëm në sipërfaqen e marsit, dhe po vijojnë ndërkohë përgatitjet për fluturimin e parë testues të tij.
Kur ai ta bëjë këtë, që mendohet se do të ndodhë rreth 11 prillit, do të jetë i pari mjet i telekomanduar që fluturon në një planet tjetër.
I pari mjet i tillë i dërguar në Mars, përbënte një sfidë për inxhinierët që e kishin dizajnuar atë për disa arsye. Ai duhej të ishte i vogël mjaftueshëm për tiu bashkangjitur roverit, pa e rrezikuar atë dhe i lehtë, në mënyrë që të mund të fluturonte në atmosferën e marsit ku ka vetëm 1 për qind të atmosferës së pranishme në Tokë, duke patur fuqi të mjaftueshme për ti mbijetuar netëve të acarta marsiane.
Top Channel