Plastika po pushton brigjet detare. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka realizuar studimin mbi ndotjen e ujërave detare nga Patoku e deri në kepin e Rodonit, përfundimi i këtij studimi është se ndotjet urbane po vënë në rrezik bioderversitetin e Adriatikut.
Bregdeti i Shqipërisë është i ndotur. Unë ndodhem në plazhin e Likmetës në Ishëm të Durrësit dhe sic e shikoni e gjithë vija bregdetare këtu është e mbushur me shishe plastike. Pastrimi i fundit këtu është atëherë kur qenë dhe pushuesi i fundit para 20 vitesh. Kjo ndotje mjedisorë vë në rrezik florën dhe faunën e Detit Adriatik.
“Jemi në një fazë ku akoma kemi një bregdeti me kolonë të mire ujore. Duhet të kujdesi që kjo mos të na humbi. Kryesisht deti ndotet nga prurjet e lumenjve që vijnë nga toka. Kjo është një nga problematikat që duhet trajtuar me shpejtësi. E përcaktuar shumë qartë nga institucionet ndërkombëtare këtu kemi referimin e konventës së Barcelonës, Konventa e Detit Mesdhe, përcakton rregullat mbi të cilat duhet të ngrihen këto sistemit e monitorimit që çdo vend i Mesdheut duhet t’i ketë. Ngre më të madhe nevojën që ka Shqipërua për një Institucion Kërkimor Shkencor e Detit dhe sigurisht pastaj këto të shoqërohen me politika të caktuara si : më shumë lëvizje në det apo më pak, më shumë peshkim apo më pak”.
Peshkatari Gëzim Bajraktari që është dhe banor i zonës thotë se rrjeta e tij nuk zë më peshk, por plastik. Peshkimi nuk i siguron më të ardhura për këtë arsye ai ka vendosur të heqë dorë nga ky profesion.
“Diku mbaj mend që këtu nuk kishe ku të uleshe nga pushuesit, tani nuk zë me peshk do gjej një formë tjetër për të jetuar. Është skandaloze”.
Top Channel