Gjiknuri nga lagjia Çole e Vlorës: Vota për Partinë Socialiste është për të ruajtur stabilitetin

06/04/2021 10:44

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, shoqëruar nga deputetët aktualë Vilma Bello e Fate Velaj dhe kandidati Ilir Metaj zhvilluan një takim me një grup banorësh në lagjen Çole.

“Ne duhet të jemi krenarë për projektin politik-ekonomik që Kryeministri Edi Rama ka pasur për Vlorën dhe që po e bën realitet. Zhvillimet e shumta që po ndodhin në Vlorë, përfshi dhe lagjen Çole janë dëshmi konkrete që premtimet ne i kthejmë në punë reale. Lagjia Çole po njeh ndryshime të dukshme me qëllim urbanizimin e kësaj zone, njësoj siç është bërë qendra e Vlorës. Mandati i tretë qeverisës do të jetë pikërisht për investime të mëtejshme në këto zona. 9 mandatet që Partia Socialiste do të marrë në zgjedhjet e 25 prillit do të jenë tregues i mirënjohjes së vlonjatëve ndaj punës së bërë, investimeve konkrete dhe transformimit rrënjësor të Vlorës në këto dy mandate qeverisëse”, u shpreh Gjiknuri.

Në fjalën e tij para banorëve, Gjiknuri deklaroi se vota e 25 Prillit duhet të jetë një votë për të garantuar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e projektit politiko-ekonomik të qeverisë për Vlorën.

“Vota për Partinë Socialiste është votë për garancinë, për stabilitetin. Vlorës nuk i duhen eksperimentet, si qytet që e ka vuajtur më shumë keqqeverisjen ndër vite, duke u lënë në harresë nga ata që sot pretendojnë të vijnë në pushtet. Me votën për Partinë Socialiste, për Edi Ramën, për këtë qeverisje, ne do të bëjmë më shumë për Vlorën, duke ruajtur stabilitetin, pasi vetëm kështu mund të çojmë përpara progresin që kemi nisur. Kemi një  ekip shembullor në Vlorë, njerëz që jetën e tyre e kanë të lidhur me Vlorën. Ky ekip i kombinuar është garancia e suksesit. Vota për numrin 12, Për Partinë Socialiste është votë për të gjithë ekipin socialist në zgjedhjet e 25 prillit”, theksoi Gjiknuri.

Kandidati për deputet në rajonin nr.4 Ilir Metaj ftoi të gjithë banorët e zonës ta mbështesin Partinë Socialiste, të  vetmen alternativë të qytetarëve. Metaj pohoi se “do të jetë një zë i fortë i banorëve të rajonit 4, duke e justifikuar me punë mbështetjen e tyre”.

“Vota është kapitali juaj për investimin e të ardhmes. Unë sot po kërkoj votën duke kërkuar dhe besimin tuaj e ju premtoj se përmes angazhimit tim do ta tregoj se e kam merituar mbështetjen tuaj. Investimi juaj te Partia Socialiste do të bëjë që në mandatin e tretë qeverisës ne të vijmë me një listë premtimesh të mbajtura, për të bërë edhe më shumë për Vlorën tonë. Më 25 Prill votat tona do të shkojnë për Partinë Socialiste dhe për Edi Ramën, që Vlora të jetë e ardhmja jonë e ndritur ”, theksoi kandidati Ilir Metaj.

Në fjalën e saj deputetja aktuale Vilma Bello theksoi rëndësinë e votës për Partinë Socialiste, si e vetmja alternativë e cila do të mundësojë vijimin e reformave transformuese për Vlorën. “Rajoni 4 ka qënë gjithmonë  shpirti i fitores së Partisë Socialiste edhe kështu do të vijojë. Ne sot kthehemi në këtë zonë jo vetëm me premtime të mbajtura nga zgjedhjet e 2017-ës por edhe me më shumë punë konkrete e me shumë projekte të cilat do të vijojnë në mandatin e tretë të Partisë Socialiste. Vota për Partinë Socialiste është votë për punët e kryera dhe për shumë të tjera që janë parashikuar të realizohen në mënyrë që  ndryshimi rrënjësor i Vlorës të shtrihet edhe në lagjet e qytetit të Vlorës”, nënvizoi Bello.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA