Puntatën e sotme në Për’puthen u dha takimi mes Geljanit dhe Sarës. Pas takimit, në studio Sara tha se ishte shumë në siklet në këtë takim dhe ndjeu tension.
Përgjigjen për këtë e dha vetë Geljani, i cili tha se duke parë që Sara është lozonjare me të gjithë djemtë vendosi që mos i linte asaj mundësinë të bënte të njëjtën gjë me të.
Juli: Elektriçist nuk jam, por e pashë tensionin mes tyre.
Geljani: Nuk ndjeva tension.
Sara: Nuk më pëlqeu që tha, “Dola që të mos ofendohem”.
Geljani: Të them unë, çke. Sara që në fillim erdhi e gatshme për të bërë lojë e ngacmime. Unë nuk jam tipi që ta bëj këtë gjë.
Sara: Kjo është pjesë e karakterit tim, jam ngacmuese, më pëlqen të luaj. Nuk e heq dot atë gjë. Sjellja e tij në takim ishte sulm.
Andi: Sara doli blof kësaj radhe.
Sjelljen e Geljanit e përshëndetën të gjithë djemtë, madje edhe opinionisti Arjan Konomi.
Top Channel