Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën “Arrest me burg” për Hydajet Mehmetin, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Ramazanit.
Ai nuk ka pranuar që të flasë në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën masa sigurie.
Ridvan Ramadani u vra në muajin nëntor pas një atentati të zhvilluar ndaj tij. Ai njihej si një person me të kaluar dhe rekorde kriminale, pjesë e një prej grupeve familjare më të rëndësishme në Shkodër.
Si ndodhi ekzekutimi i datës 28.11.2020:
Në drejtim të Ridvan Ramazanit është qëlluar me plot 30 plumba automatiku, ndërkohë brenda në makinën tip “BMË X5” të Ramazanit është gjetur një gëzhojë pistolete dhe një radio policie.
Prania e kësaj radio brenda në makinën e “të fortit” të Shkodrës, ngriti dyshime të forta se Ramazani ishte përgatitur për një përplasje me armë me grupin e djemve që ishin konfliktuar me djalin e tij.
Në makinën e Ramazanit, policia gjeti dhe sekuestroi një gëzhojë pistolete, gjë e cila tregon se Ramazani, ka qëlluar vetëm një herë me armë.
Për këtë ngjarje të ndodhur në 28 nëntor 2020 policia ka bërë të mundur arrestimin e një prej vëllezërve të shpallur në kërkim, Hydajet Mehmedaj.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas informacioneve të marra dhe lokalizimit të tij në një bar-kafe në fshatin Mushan të Shkodrës..
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit Duel Mehmedaj (i shpallur në kërkim) dhe Mikljor Gjok (i arrestuar ditën e ngjarjes), më datë 28.11.2020, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ridvan Ramazani,46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.
Vrasja e Ridvan Ramazanit në zonën e Dajçit në Shkodër është filmuar e gjitha nga kamerat e sigurisë të një karburanti dhe është parë nga dy punonjësit e këtij biznesi, Blerim Mlloja dhe dhe Marjeta Gramshi.
Autori i krimit, Duel Mehmedaj, pasi ka zbrazur të gjithë karikatorin drejt Ridvan Ramazanit, i ka bërë me shenjë vëllait të tij, Hydajetit, që të largohet me makinë, ndërsa vetë Dueli me armë në dorë është larguar nga vendngjarja në këmbë.
Siç ka rezultuar dhe nga pamjet filmike, Dueli ka qëlluar nga dy kënde pozicionimi, fillimisht ballor dhe më pas, kur Ramazani ka qëlluar vetëm një herë me armë, Dueli, është shmangur duke u pozicionuar pas makinës së Ramazanit dhe ka vijuar ta qëllojë atë me breshëri nga pas kokës.
Pas vrasjes, Duel Mehmedaj, ka hyrë në ambientet e brendshme të karburantit, dhe me armë në dorë ka kërcënuar me jetë dy punonjësit e këtij biznesi, në rast se ata do tregonin në polici, se çfarë kishte ndodhur dhe kush ishin autorët.
Top Channel