Në takimin e tyre të radhës, Antonela dhe Blerimi kanë folur në lidhje me marrëdhënien ndaj njëri-tjetrit.
Blerimi i kërkoi më shumë seriozitet, ndërsa Antonela i bëri të qartë se mund të largohet nëse nuk i pëlqejnë provokimet.
Antonela: Nga sjellja jote dua të kuptoj a tallesh apo jo.
Blerimi: Sipas teje, ti mund ti bësh gjërat e njëjta, por unë jo. Ti nuk i vlerëson disa gjëra për mua.
Antonela: Pres të bësh më shumë për mua.
Blerimi: Dua të jesh pak më serioze.
Antonela: Ky është karakteri im. Dhe ti nuk je serioz.
Blerimi: Momentin që bën disa provokime duke lënë fletën e bardhë, i bie që nuk po më vlerëson ose bën provokime që të dal nga vetja.
Antonela: Nëse nuk të pëlqejnë provokimet, mirupafshim.
Blerimi: Ai takim mu duk 100% falso.
Top Channel