KAS u tërhoq për të marrë një vendim për kërkesën ankimore nga subjekti politik PDIU për numëruesin e 4-t në qendrat e votimit.
Pasi kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashin, vendosi që këtë numërues ta marrë LSI, PDIU dërgoi kërkesë ankimore në KAS.
Përfaqësuesi i PDIU-së kërkoi hedhjen poshtë të vendimit të Celibashit, ku theksoi se është një parti parlamentare dhe se vendimi është në kundërshtim me ligjin.
“Ne jemi parti parlamentare, kjo ka qenë pika kur komisionari ka është bazuar për të ndryshuar pikën e këtij vendimi. Kërkojmë ndryshimin e vendimit, si vendim në kundërshtim me ligjin dhe PDIU të marrë pjesë në shortin e anëtareve të numërimit” , tha ai.
Përfaqësuesi i LSI-së, Altin Kaziaj u shpreh se PDIU nuk ka listën e vetë të kandidatëve në fletën e votimit pasi është nën siglën e Partisë Demokratike.
“I kërkojmë KAS hedhjen poshtë të ankimimit të PDIU dhe lënien në fuqi të vendimit të komisionarit”, tha ai.
Top Channel