KQZ ka vendosur përfundimisht se cila do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Në fletë renditen me radhë të gjitha partitë politike dhe më pas numrat për kandidatët për deputetë që garojnë në secilin qark të vendit.
Në këtë fletë votimi janë të renditura partitë politike, poshtë siglës së partive janë të vendosura kuadrate që kanë nga një numër që përfaqësojnë numrin e kandidatëve për deputetë që kandidojnë në një qark.
Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, i ftuar në emisionin “Open” është shprehur se i janë referuar një modeli kroat për këtë fletë votimi. Balla u shpreh tregoi se fleta e votimit skanohet përmes një sistemi për ti garantuar partive të vogla partiake të kenë akses në verifikimin e votave.
Balla: Brenda të njëjtit kuadrat ku është pozicionuar kuadrate janë 15 kuadratë të tjerë të vegjël ku zgjedhësit mund të votojnë për një nga kandidatët. Ne jemi referuar modelit kroat dhe e vërteta është në Kroaci ajo që rezulton është se shumica votojnë për subjektin dhe duke respektuar renditjen që ka bërë partia.
Ligjvënësi ka thënë që të jetë një fletë votimi të thjeshtë të kuptueshme. Gjatë diskutimeve fleta ka qenë ai modeli i Kosovës, Kroacisë, Izraelit. Është tërësish e pamundur që një fletë votimi si e Tiranës të ishte me emra. Do të ishte e pamundur që brenda janë kohë të shkurtër një zgjedhës të ushtronte votën e tij.
Duhet të sqarojmë që ligjvënësi kur i është referuar këtij procesi, PD nuk ka qenë prezent, prej momentit të 30 korrikut kur u miratuan ndryshimet kushtetues në çdo moment ligjvënësi i është referuar modelit me numra. Ju nuk e dini, fleta e votimit skanohet përmes një sistemi sepse duhet ti garantojmë partive të vogla politike të kenë akses në verifikimin e votave. Duhet tu qëndronim besnik, të cilat në mënyrë të padrejtë u penalizuan në zgjedhjet e 5 qershorit.
Analisti Andi Bushati shprehet pozitiv për modelin e fletës së votimit, por sipas tij vendimi i kolegjit ka shkuar pas vullnetit të PS.
Bushati: Kam vënë re dy gjëra: Gjithë ajo propaganda që u bë, zgjedhësit shqiptarë kanë nevojë për lista të hapura, tashëm ka rënë. Ndryshimet e bëra verën e kaluar treguan se ishin një skuthllik për të ndarë LSI me PD. Kur je në politikë duhet të përfaqëson atë që je, jo një numër. E dyta, e kam vështirë ta besoj, ne kemi testin e parë që piramida e gjykatësve të zgjedhjeve shkon sipas vullnetit të PS.
Balla: Dje Kolegji ka pasur dy vendime, një në favor për PS dhe një për PD, që ka të bëjë me logot e partive. PD ka pasur mundësinë të kundërshtonte dy vite më parë çështjen e logove, sepse kolegji zgjedhor do ju jepte të drejtë atyre të tjerëve.
-Në dëm të kujt është ky vendim, PS, PD, votuesve?
Bushati: Ky është përtej PD dhe PS, është në dëm të gjithë propagandës që njerëzit kanë nevojë të votojnë me lista të hapura. Zoti Balla tha diçka që unë bie dakord, një votues i PS patjetër e di numrin e Edi Ramës, apo Gramoz Ruçit, e Sali Berishës nga krahu tjetër, por të një politikani tjetër do e ketë të vështirë.
Top Channel