Për herë të parë në Shqipëri në datën 25 prill do të realizohet votimi elektronik. Ky projekt pilot do te shtrihet vetëm në njësinë numër 10 të Tiranës. Por si do të votojnë qytetarët e kësaj njësie?
Si fillim do të paraqiten pranë qendrës së tyre të votimit me mjetin e identifikimit, më pas zgjedhësi do të shkojë para komisionit të qendrës së votimit ku do të kryhen procedurat e identifikimit biometrik.
Pas verifikimit, qytetari do të qëndrojë pranë pajisjes ku do të shfaqet fleta e votimit, më pas zgjedh partinë, jep konfirmimin dhe zgjedh kandidatin.
Konfirmon votën përsëri dhe fleta e votimit bie në kuti.
-Sa e sigurt është vota elektronike?
“Vota elektronike është e sigurt dhe anonime. Ky sistem është shumë i mbrojtur dhe nuk mund të sulmohet nga jashtë. Për këtë arsye qytetarët duhet të besojnë se më e sigurt është vota elektronike se sa fizike”.
Top Channel