Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sapo ka mbërritur sasia e parë e 22 mijë e 230 dozave të vaksinës Pfizer në vendin tonë.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama bën me dije se dozat e vaksinës Pfizer që mbërritën mbrëmjen e sotme do të lëvrohen deri më 20 prill. Ndër të tjera shton se po punojnë me këmbëngulje që t’i kthejnë Shqipërisë buzëqeshjen, ndërsa mbetemi një nga vendet më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv.
Edi Rama: Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill.
Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv.
Më parë, kryeministri bëri me dije se është arritur një marrëveshje për të sjellë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës ruse, brenda 10 ditëve.
Top Channel