“Jemi në fashën e lartë të vaksinimeve në Europë”/ Rama sulmon PD-në: Dolën si të marrë në fushata dhe ikën në botën tjetër…

05/04/2021 18:07

Kryeministri i vendit Edi Rama, në një takim elektoral në Korçë ka risjell në vëmendje tërmetin e 26 nëntorit ku humbën jetën dhjetëra persona, mbetën të plagosur shumë të tjerë dhe u dëmtuan shtëpi, apartamente, shkolla e çerdhe.

Kryeministri nga Korça foli gjithashtu edhe për vaksinimin masiv që vijon në ditën e 9 sot dhe po arrin në 200 mijë vaksinime.

Kryeministri Edi Rama më herët ka dhënë lajmin e mirë se këtë javë pritet të vijnë doza të konsiderueshme vaksinash.

Rama tha se fal nisjes së vaksinimit masive, Shqipëria rendit në vendet me fashat më të larta të vaksinimit në Europë dhe se do të dalë shumë më shpejtë nga barra e tmerrshme e COVID-19.

“Shqipëria sot është një nga vendet mu në këtë rajon që ka nisur vaksinimin masive dhe me ritmet që po ecim jemi vërtet në fashën e lartë të vaksinime të vendeve të kontinentit ku jetojmë. Është dashur jashtëzakonisht përpjekje dhe këmbëngulje për t’ia dalë që të kishim sasinë e nevojshme të vaksinave për të dalë më shpejt se shumë të tjerë në Europë nga ky tunel dhe për t’u lehtësuar ndjeshëm nga barra e tmerrshme e COVID”, tha Rama.

Kryeministri nuk i ka kursyer as sulmet për kreun e opozitës, Lulzim Basha, i cili për ditë me radhe ka organizuar mitingje me pjesëmarrje të dhjetëra personave, në kundërshtim me masat anti-Covid.

Rama përmendi edhe fushatën elektorale në Kosovë e Mal të Zi, ku pas grumbullimeve e marshimeve u rrit ndjeshëm numri i infeksioneve dhe vdekjeve si pasojë e Covid-19.

“Ça borxhi i ka ky popull këtyre njerëzve. Po infektojnë ditë për ditë, po e shpërndajnë virusin. Pse duhet Shqipëria të bëhet viktimë e këtij absurdi tragjik-Komik. Si mund të dalësh në rrugë dhe të marrësh përgjegjësi për vendin duke përdorur formën më të patolerueshme duke sfiduar ligjin dhe rregullat dhe duke ju thënë njerëzve se mund të pësoni ndëshkimin nga ligji sepse ne jemi mbi ligjin”, shton më tej Kryeministri.

Kryeministri Rama: Ishin shumë pak ata që besonin se do arrinim të vinim në dispozicion fondet e mjaftueshme. Ishin shumë pak ata që besonin se do mund të rindërtoheshin gjithë ato shkolle, çerdhe, qendra shëndetësore, apartamente me dëme të vogla por jo të vogla për një familje, me dëme të mëdha dhe deri në shembje të pallateve. Nuk u desh shumë kohë për të parë të gjithë se ne do t’ja dilnim dhe ndërkohë kur ishim në ethet e asaj sipërmarrje gjigante na erdhi goditja tjetër. Parafytyroni sikur të na kishte gjetur me spitalet që ne gjetëm kur morëm detyrën 7 vite më parë. Me ato spitale që nuk kishin asgjë brenda, aparaturat ishin ose të kohërave të lashta ose jashtë funksione. Ato spitale ku nuk kishte ilaçe, ku njerëzit shkonin me çarçaf me vete, nuk gjej një banjo që të quhej e tillë, ngroheshin me susta dhe furnella elektrike.

Ne do ishim bërë jo gazi i botës, por një gropë në mes të Europës dhe atëherë do kishim parë çdo të thotë të vdesin njerëzit rrugës. Por nuk na gjeti të papërgatitur. Në gjithë fazën e rezistencës ne ja dolëm normalisht në kushtet ku ke të bësh me një luftë që merr jetë njerëzish dhe plagos shumë të tjerë. Ne po ja dalim sot me vaksinimin masiv aty ku të tjerë akoma po përpëliten, aty ku presin të hyjnë në vaksinimin masiv dhe nuk kanë asnjë afat të ditur ku mund ta fillojnë atë process. Nuk ka qenë diçka e lehtë sepse është dashur shumë përpjekje, shumë këmbëngulje, shumë kombinim i marrëdhënieve dhe partneriteteve për t’ja dalë që të kemi sasinë e nevojshme të vaksinës që ne të dalim më shpejt se plot të tjerë në Europë dhe të kemi një sezon turistik të çliruar ndjeshëm nga barra e tmerrshme e Covid-it.

Është shumë e qartë dhe do e përsëris, pavarësisht se ka disa kokëboshë që nuk duan ta fusin në radaken e tyre që nuk ka lidhje me fushatën elektorale, që ne mblidhemi pak dhe ata të tjerët më shumë, kjo ka lidhje me shëndetin dhe të ardhmen e njerëzve. Vaksinimi masiv është e vetmja armë, që të funksionojë duhet shoqëruar me distancimin, është shumë i rëndësishëm për ta mbështetur vaksinimin dhe këtë luftë. Të vaksinosh masivisht dhe të mos distancohesh do të thotë të ngatërrohesh me këmbët e tua, të krijosh kushte që virusi të të godasë.

Shikojeni Kosovën, kishte një rëne drastike të numrave. U desh një fushatë elektorale, grumbullimet dhe sot numrat janë rritur. Është shumë e qartë. S’është vetëm Kosova, shikoni Malin e Zi. U desh një fushatë elektorale me disa të marrë që u mblodhën bashkë në disa marshime, ca nga ata që rrinin në krye, disa që rrinin në krye, largqoftë mos ndodhtë këtu, ikën në jetën tjetër. Ça borxhi i ka ky popull këtyre njerëzve. Po infektojnë ditë për ditë, po e shpërndajnë virusin. Pse duhet Shqipëria të bëhet viktimë e këtij absurdi tragjik-Komik. Si mund të dalësh në rrugë dhe të marrësh përgjegjësi për vendin duke përdorur formën më të patolerushme duke sfiduar ligjin dhe rregullat dhe duke ju thënë njerëzve se mund të pësoni ndëshkimin nga ligji sepse ne jemi mbi ligjin. Kjo nuk ka asnjë pasojë djegien e disa institucioneve, djegien e pemës së Vitit të ri. Kjo ka si pasojë jetën e njerëzve, një populli të tërë dhe insistojnë sikur këtu nuk ka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA