Lulzim Basha zotohet të hapë 110 mijë vende të reja pune, brenda mandatit të parë qeverisës nëse demokratët vijnë në pushtet.
Ne takimin me përfaqësues të biznesit të drurit në Shkodër, kryedemokrati sqaroi se ky objektiv do bëhet i mundur falë zbatimit të programit të tij ekonomik.
“Ndaj taksa e sheshtë 9%, ulja e kontributit shoqëror në 18%, ulja e çmimit të karburantit me 240 lekë duke hequr 240 lekë taksën Rama mbi karburantin, fashat e energjisë për biznesin prodhues sikundër një klimë miqësore edhe ndaj biznesit. Biznesi i vogël do të ketë një tavan jo më shumë se 0.5 % e xhiros vjetore. Jo më shumë se 0.5% e xhiros vjetore do të jetë tavani i taksave e tarifave vendore për biznesin e vogël, të cilin ne e konsiderojmë çdo biznes me xhiro nën 140 milionë lekë të vjetra në vit. Me këto masa të marra së bashku me një frymë të re pozitiviteti, partneriteti jo ortakllëku, ku me programin tonë presim që në katër vitet e para të hapim 110 mijë vende të reja pune”.
Basha beson se program i Partisë Demokratike do e bëjë Shqipërinë të konkurueshme si brenda dhe jashtë vendit, ndërsa krejt te kunderten thote per programin e kundërshtarit politik.
“Është e turpshme që në vend që të marrë përgjegjësitë për 8 vjet dështime, bredh nëpër Shqipëri për të treguar broçkulla nga momenti deri në darkë dhe duke thënë që ajo që na pret po e votuam për mandatin e tretë është që do të na sjellë punonjës nga Bangladeshi. Jo punëtorë nga Bangladeshi, ti i themi boll më. Të votojmë për ndryshimin, të votojmë për Shqipërinë në Europë”.
Pas 8 viteve në opozitë, Lulzim Basha kërkon ndryshim, për të cilin kërkon ndihmën e rinisë shkodrane.
“ Rrogat, pensionet, të gjitha kanë ngecur në vend. Të vetmet gjëra që kanë shkuar lart janë çmimet, janë kostoja e jetesës dhe numri i te rinjve që largohen nga Shqipëria. Duhet ndryshim. Ju ofroj që deri më 25 prill të bëjmë gjithçka që çdo i ri dhe çdo e re të jetë pjesë e fitores, pjese e ndryshimit”.
Top Channel