Taulant Balla, i cili renditet i 8-ti si kandidat për deputet në listën e PS në qarkun e Elbasanit ka deklaruar se LSI nuk do të marrë asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit.
Në emisionin “Open”, Balla tha me bindje se në Elbasan do të arrijnë objektivin maksimal të 9 mandateve.
Balla: Flas përditë me kryeministrin, nuk e di kur do t’i pëlqejë ta regjistrojë dhe ta publikojë bisedën me mua. Unë di t’ju them se meqë dhe në pjesën e parë folët për objektiva, unë jam tepër i bindur se PS në Elbasan mund të kapë dhe atë që quhet objektivi maksimal 9 mandate. Ndërkohë që po ju them në këtë studio, LSI nuk merr asnjë mandat në Elbasan. Jam i bindur që qytetarët e Elbasanit duhet të dinë të mos çojnë një votë dëm.
Top Channel