Balla: Drejtësi e fortë është mburoja dhe mbrojtja më e mirë e grave

05/04/2021 20:10

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat në Rajonit 5 në Elbasan.

Në fjalën e tij Balla tha se gratë dhe vajzat kanë parë tek Partia Socialiste më shumë përfaqësim.
Ai shtoi se një drejtësi e fortë është mburoja dhe mbrojtja më e mirë e grave.

“E vërteta është që Elbasani deri në 2013-ën këtu ishte. Ne të gjithë biem dakort që nëse ka filluar një proces transformues i këtij qyteti, ka filluar pasi Edi Rama erdhi në krye të qeverisë. Gratë dhe vajzat e Elbasanit kanë parë tek PS një parti që u jep më shumë përfaqësim grave dhe vajzave. Është sot fakt që Shqipëria është në 5 vendet e para në botë për atë që unë e quaj barazia gjinore në përfaqësim.

Ne kemi 8 gra dhe 8 burra në përbërjen e Këshillit të Ministrave. Në këtë Parlament tashmë me ligj do të kemi 1/3 e Parlametnit me gra dhe vajza. Kur flasim për Reformën në Drejtësi, grate dhe vajzat e mbështesin më shumë këtë Reformë. Një drejtësi e fortë, një shtet i fortë është mburoja dhe mbrojtja më e mirë e grave.

Në drejtësinë e vjetër, drejtësia fitohej vetëm duke paguar dhe gratë dhe vajzat e Elbasanit sot më shumë se kurrë duhet të mbështesin Edi Ramën që ka krijuar jo vetëm më shumë përfaqësim të drejtë për gratë, por që ka krijuar instrumentat e duhur ekonomikë për të mbështetur gratë.”, tha Balla.

Ai theksoi se me politikën që ka ndërmarrë Partia Socialiste, 2/3 e shqiptarëve do të paguajnë zero taksa.

“Ne e dimë që rrogat minimale në Shqipëri i kanë gratë dhe me vendimin që ne morëm në fillim të këtij viti duke e çuar pagën 300 mijë lekë dhe me vendimin që kemi marrë që ta çojmë 400 mijë lekë në mandatin e ri, me kushtin që me PS të mos paguash asnjë taksë. Nëse largqoftë të vjen fallxhorja me Lulin do paguash taksën e sheshtë që ne i themi taksim i pandershëm. Luli dhe Monika thonë se duhet të paguajnë taksë të njëjtë edhe mësuesja edhe ministrja e Arsimit.

Me këtë politikë që ne kemi marrë, 2/3 e shqiptarëve do paguajnë 0 taksa, vetëm 1/3 e qytetareve do të paguajë taksa dhe kjo është një politikë që u bë e domosdoshme për kushtet që erdhen. Jam shumë krenar që në krahun tim të djathtë është Evisi që është ministre e Arsimit, por nëse Elbasani na mbështet ashtu siç duhet, ne do të kemi jo një, por dy apo më shumë përfaqësues në qeverinë tonë. E fundit, por që është më e rëndësishmja, në fund të fletës së votimit është Partia Socialiste, rrofshi.”, përfundoi Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA