Balla: 8 vjet në pushtet PD dhe LSI dhanë 600 leje legalizimi në gjithë qarkun e Elbasanit

05/04/2021 17:56

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Rajonit 6.

Në fjalën e tij, Balla ju përgjigj kritikave të PD-së duke thënë se mjafton që të shohin depon e ujit që është një investim shumë i madh për të gjithë zonën.

“Siç mbajta fjalën me krahinën tonë të Shmilit, për rrugën që të shumëkush thoshte ska për tu bërë kurrë, kjo këtu është shumë herë më e lirë dhe më e bëshme se ajo lartë. E dyta meqë këta të Partisë Demokratike kishin bërë takim edhe thoshin “S’ka bërë asnjë punë”, mjafton të ngrejnë kokën si i themi ne tek Teqja e të shohin depon e ujit, që është një investim shumë i madh për të gjithë zonën këtu, por edhe për zonën e Krastës gati 3.5 miliard lekë për të garantuar që uji i pijshëm këtu të mos mungojë më kurrë. Investimi është në zbatim e sipër, Kryetarin e Bashkisë e keni këtu.”, tha Balla.

Ai shtoi se mbështetësit e PD, duhet të kuptojnë që ka dy ekipe në fushë ai i gjumit dhe ai i punës. Balla tha se në 8 vjet qeverisje, PD dhe LSI dhanë vetëm 600 leje legalizimi, teksa shtoi se vota në 25 prill duhet të shkojë për PS dhe Edi Ramën.

“Edhe ata që i shkojnë nga mbrapa ende partisë së Sali Berishës, ta kuptojnë që ka dy ekipe në fushë: 1 ekip i gjumit dhe 1 ekip i punës. Kush do ekipin e gjumit t’i shkojë nga mrapa, por hajër s’ka për të bërë kurrë PD me atë ekip. Ndërkohë që ne jemi këtu për të çuar përpara plot investime, kjo zonë duhet të bëhet qytet se nuk është fare qytet, kjo zonë duhet të vazhdojë procesin e legalizimeve… Këta që thonë s’keni bërë asnjë punë, thojini vetëm një shifër: 8 vjet PD në pushtet bashke me LSI-në, vetëm 600 leje legalizimi në gjithë qarkun e Elbasanit, 1 leje në dy ditë.

Këto zgjedhje janë se në çfarë drejtimi duhet të eci Shqipëria. Kush nuk e ka kuptuar akoma duhet të dijë një gjë: Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bërë bashkë jo se kanë hallin e kësaj rrugës tonë këtu, se as nuk e dinë ku bie por duan të pengojnë Reformen në Drejtësi. Këto zgjedhje nuk janë thjesht zgjedhjet e radhës, në këto zgjedhje rrezikojmë që gjithçka kemi arritur deri tani, të na kthehet mbrapsht. Thirrja ime është që për të gjitha këto që ne kemi bërë, që s’i kemi bërë si duhet, kjo është një votë për Edi Ramën, kjo është një votë që PS të vazhdojë ta ketë Elbasanin në qendër të vëmendjes dhe më shumë se sa e ka pasur. Atë që ka bërë Partia Socialiste në Vlorë, duhet ta bëjmë në Elbasan këtë 4-vjeçar të ri.”, përfundoi Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA