Vaksinimi i policëve dhe të moshuarve/ Këtë të diel u vaksinuan edhe edukatoret, ndërsa procesi vijon me gazetarët
04/04/2021 19:45
Pavarësisht se është fundjavë dhe koha është jo shumë e favorshme pasi ka reshje shiu, procesi i vaksinimit vijon këtë të diel që përkon edhe me festën e pashkës katolike.
Krah vaksinimit të të moshuarve në sheshin “Skënderbej” me vaksinën kineze Sinovac, në stadiumin “Air Albania”, në ditën e dytë vijon vaksinimi i punonjësve të policisë së shtetit si dhe vaksinimi i edukatoreve.
Ditën e sotme, për herë të parë ka nisur edhe procesi i vaksinimit i uniformave blu në Vlorë, ku pritet të vaksinohen rreth 400 punonjës policie.
Top Channel