“Taksë dhe TVSH zero deri në 2029”/ Rama në Fier, premtime për biznesin e vogël: Takimet e PD, pabesi ndaj njerëzve

04/04/2021 17:17

Kryesocialisti Edi Rama nga Fieri e quajti biznesin e vogël si aleat strategjik. Për të forcuar më tej këtë aleancë kryeministri tregoi planet e Partisë Socialiste.

Për taksën 9 % që vjen përmes programit të PD, Edi Rama tha: “Është katastrofë mendore që cilido që merret me një biznes të vogël sot në Shqipëri të shkojë e të votojë ata që do sjellin taksën e sheshtë 9%, menjëherë. 9% të paguash për të çuar Lulin që të flejë në kryeministri?

Po mund të flejë në shtëpi, mund të flejë në makinë mund të flejë tek partia, mund të flejë në Lulishte. Luli fle kudo ku ta lësh.”

Takimet elektorale te PD në kohë pandemie, Rama i quajti papërgjegjshmëri dhe pabesi e madhe ndaj njerëzve.

Top Channel