“Impianti ultramodern i Përpunimit të Mbetjeve në Fier është gati”.

Kështu ka thanë kryeministri Edi Rama i cili ka inspektuar sot nga afër impiantin e mbetjeve, ndërsa thekson se ai do të mbyllë të tjera plagë mjedisore kancerogjene, fushat e plehrave që digjen në natyrë në qarkun e Fierit.

Sipas Ramës ky është një transformim i madh teknologjik që sjell çlirim të mjedisit.

“Ky është transformim i madh teknologjik dhe është çlirimi i madh mjedisor. Për fat të keq ka pasur shumë keqkuptime lajme të rreme, abuzime dhe shumë baltë, por tani vepra flet vetë ashtu sikurse flasin dhe realitetet në Elbasan e në Tiranë. Edhe vetë Durrësi po shpëton si rezultat i kësaj ndërhyrjeje. Favoret e kësaj teknologjie në raport me landfillet janë të mëdha. Sepse landfilli bën vetëm depozitim dhe ka një moment ezaurimi kurse kjo nuk merr hapësirë tokë dhe natyre përkundrazi  e transformon natyrën”.

Top Channel