Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Me urimin “Krishti u ngjall”, besimtarët katolikë kremtojnë, një nga ngjarjet më të mëdha, ringjalljen e Jezu Krishtit.
Për këtë arsye Katedralja “Shën Pali” në Tiranë gëlon nga besimtarët e të gjitha moshave. Ekipi ynë u xhirimit, u bë sot dëshmitar i pagëzimit te një vogëlushi me emrin Krist. Nunët e tij kishin ardhur nga Shkodra.
Në urimin e tij kreu i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit, imzot Xhorxh Frendo u ndal te të rinjtë, që po ikin nga vendi. Kush mendin të studiojë e jetojë jashtë vendit është guximtar. Por ai që qëndron në vendin e tij është hero.
Qytetarët: Këtë vit na gjen më të lehtësuar e jo të izoluar, por në proces vaksinimi. Unë jam mësues dhe jam vaksinuar.
Urojmë të ikë sa më parë ky virus, të marrim frymë lirisht të gjithë.
Urova për shëndet për prindërit dhe që unë të dal mirë me mësime.
Unë e falënderova Zotin për gjithçka të mirë, që kam në jetën time.
Unë mbajta kreshmë, jam i pagëzuar e do të pagëzoj së shpejti edhe fëmijët e mi.
Zot bëje mirë, që vajza ime ta kalojë sa më lehtë shtatzëninë, shkruan një besimtar, në librin në hyrje të Katedrales.
Top Channel