Nis vaksinimi policëve në Vlorë, pritet të vaksinohen rreth 400 uniforma blu

04/04/2021 13:30

Nisi sot vaksinimi i policëve në qytetin e Vlorës ku pritet të vaksinohen rreth 400 uniforma.

Përveç drejtorisë vendore të policisë vaksinimi po kryhet edhe për drejtorinë kufitare të portit Vlorë si dhe gardës. Uniformat blu po vaksinohen me vaksinën ruse sputnik, ndërsa për ta është caktuar një qendër e veçantë , palestra e shkollës artistike Naim Frashēri në Vlorë tha shefi i epidemiologjisë Agron Bashllari.

Efektivët e policisë shprehen të sigurtë për vaksinimin.

Tre janë qendrat në të cilat po kryhet vaksinimi i popullatës në Vlorë, çadra e ngritur përgjatë bulevardit Ismail Qemali, shkolla 24 maji si dhe shkolla artistike Naim Frashëri ku qytetarët po vaksinohen sipas rajoneve ndërsa është mosha 70+ ata të cilët po vijojnë vaksinimin

Top Channel