Goditje me thikë dhe sherr me grushta brenda pak minutash në Tiranë, plagosen 2 persona

04/04/2021 20:06

Dy konflikte fizike kanë ndodhur brenda pak minutash në Tiranë gjatë mbrëmjes së sotme.

Njëri ka ndodhur në afërsi të një lokali tek ish Stacioni i Trenit, ndërsa persona të paidentifikuar kanë goditur me mjet prerës (thikë) një person, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pak minuta më vonë, në bulevardin “Migjeni”, ka ndodhur një sherr me grushta. Është goditur një person nga disa të tjerë, të cilët janë larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:50, tek Ish Stacioni i Trenit, në afërsi të një lokali, persona ende të paidentifikuar pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 19:15, në bulevardin “Migjeni”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me grushta shtetasin B. K., dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel