Dimri “nuk do” të ikë, rinisin reshjet e borës në Peshkopi (VIDEO)

04/04/2021 11:05

Duket se dimri nuk do të ikë!

Aspak e zakonshme për stinën që ndodhemi, por reshjet e dëborën kanë mbuluar qytetin e Peshkopisë dhe rrethinat përgjatë natës.

Duhet theksuar që këto reshje ndikojnë negativisht në pemët frutore. Në rast të uljeve të temperaturave nën 0 gradë celsius mund të ketë dëmtime serioze në prodhim.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territor.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të mëdha, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 06ºC në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 17°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Top Channel