55-vjeçari në Pogradec bie nga skela, dërgohet me urgjencë në spital në gjendje të rëndë për jetën

04/04/2021 10:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në Pogradec.

Një 55-vjeçar, i cili po punonte në një ndërtesë 3-katëshe, ka rënë nga skela dhe është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se 55-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 04.04.2021, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel