Rrezikohet zgjedhja e Osmanit/ Dështon nisma e VV në Kuvend për ligjin e ri të zgjedhjeve, opozita kundër në bllok

03/04/2021 00:57

Parlamenti i Kosovës u mblodh në seancë të jashtëzakonshme në mbrëmjen e djeshme për të miratuar ligjin e ri për zgjedhjet, nismë kjo e qeverise së Albin Kurtit.

Por duheshin 69 vota për procedurën e përshpejtuar, dhe Vetëvendosje siguroi vetëm 65 ndaj ligji nuk kaloi. Opozita është kundër dhe kërkon që ligji të tërhiqet, ndërsa kjo lëvizje rrezikon zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Përfaqësues të AAK-së dhe PDK-së pas votimit thanë se qëndrimi i subjekteve të tyre politike nuk ndryshon në lidhje me zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA