Presidenti argjentinas, Fernandez rezulton pozitiv me COVID-19

03/04/2021 09:45

Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19) që bëri pas ankesave për temperaturë të lehtë dhe dhimbje koke.

“Ka rezultuar pozitiv testi i antigjenit që bëra pasi temperatura ime u rrit në 37.3 dhe pasi ndieja dhimbje koke. Megjithëse jam në pritje të rezultateve të testit PCR, unë jam vendosur në karantinë, po zbatoj protokollet aktuale dhe udhëzimet e mjekut tim personal“, tha Fernandez në një deklaratë nga llogaria në Twitter.

Ai shtoi se ka lajmëruar edhe personat me të cilët ka pasur kontakt brenda 48 orëve të fundit. “Fizikisht jam mirë, edhe moralisht jam mirë pavarësisht se kisha dëshirë të përfundoja ditëlindjen time pa marrë këtë lajm. Shpreh falënderimet e mia më të thella për ata që treguan dashuri pa fund duke më rikujtuar sot ditëlindjen time”, tha Fernandez.

Presidenti 62-vjeçar Fernandez më 21 janar 2021 mori dozën e parë të vaksinës Sputnik V kundër COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA